Albspirit

Media/News/Publishing

Alfons Zeneli: HIEROGLIFE NE MUZG

Nuk është asgjë të ikësh,
të vish nuk është asgjë.
Thjesht si era,
si mendim që mbin kudo
dhe nuk duket askund.
Ikja jote eshtë njëlloj
si të bësh flokët bisht
ose si të shkruash në mur
hieroglife krijimi,
ose si të qeshësh në mbrëmje me zërin tim
dhe të harrosh mallkimin mbi mua.
Ikja kurrë s’ka qënë dic tragjike
dhe njerëzit mëkot pikuan qiejve,
rrëshkitën dritareve,
qanë syve të kohës.
Më ngjall trishtim
ky keqkuptimi me ikjen.
Se ikje s`ka,
se nuk ka kohë,
se hapësirë nuk egziston.
Ikja është iluzion,
është frikë për ate që s’e ke,
për dic të munguar.
Ndaj ti nuk është se ikën vërtet:
thjesht,
zhvendosesh bashkë me mua.
Please follow and like us: