Shënime të Kadaresë për Skënderbeun
“Gjergj Kastrioti ishte prijësi më i madh i Ballkanit, absolutisht më i madhi i epokës së vet. Ai ishte i pari që përpunoi me mendje të hekurt dhe vizion madhështor rrugën e Shqipërisë, nga do të ecte ajo, nga lindja apo perëndimi. Nuk janë të rastit lëvdatat ndaj tij, ai qe themeluesi i idesë shqiptare me tërë ndërlikimin e saj. Prandaj ka marrë kaq famë në Evropë ai, nuk e mori për sytë e bukur. Ka më shumë famë se Shqipëria vet. Ai ishte prijësi më i madh i Ballkanit që i dha vendit të tij një orientim drejt Europës deri në fund, sa vdiq. Ai ishte testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve. Testamentin e tij e zgjohu Rilindja Shqiptare. Ky është një rrugëtim shumë i gjatë. Tani kanë dalë lloj-lloj sofistash që thonë, po jo turqit s’kanë qenë aq të kqij. Thuhet, po pse qëndruam ne 500 vjet me ta? Pesëqind vjet e patën të gjithë ballakanasit Turqinë në qafë, jo vetëm ne shqiptarët, e patën greku, që mbahet si flamurtar kundër Turqisë, serbët, bullgarët, gjithë Ballkani. Nuk është teori, kjo është e vërtetë!
Kanë dalë tani, pale, ca gjoja si shkencëtarë, dhe po t’i shikosh dalin të studiuar në Turqi, të cilët vijnë me idenë që Shqipëria të kthehet përsëri në zonë turke. Kjo është e turpshme. Shqipëria është europiane, Shqipëria ka qenë europiane dhe pikë. Shqipëria ka qen shtet tipik europian, ashtu siç ishte me principata feudalesh. Europa ka qenë me principata feudalësh në atë kohë. Se ne kujtojme ajo ka qenë si sot me terë ato shtete të ngritura. Italia ka qenë jo e përçarë, por dhjetë herë më e përçarë se Shqipëria. Ajo ka qenë me tërë ato mbretëri që ziheshin dhe përgjakeshin me njëra-tjetrën…
Para ca kohe u përhap, jo vetëm djepi por dhe kurora e Serbisë është Kosova, por edhe heroi ynë, Skënderbeu është serb. Doli më vonë nje sulm mbi Skënderbeun. Nga mund të jetë sllav ai? Nëna mund të jetë ose është dhe sdo të thotë asgjë . Feudalet e mëparshëm martoheshin ashtu. Dhe as na turpëron fare ne një gjë e tille. Kjo ska të bëjë fare. Po vete më tutje, edhe babai i Skënderbeut mund të ishte sllav, punë e madhe! Emri i tyre ishte i lidhur vetëm me Shqipërinë. S’ka asnjë rëndësi, vetëm idjotët mund të mbahen pas këtyre tezave. E quan historiani Schmidt, Ivan Kastrioti babanë e Skënderbeut, sepse ka gjetur diku ne dokumenta sërbe. ne e morëm me shumë nxehje këtë gjë . Problemi është, ti thuash, more zotëri serb a ishte serb Skenderbeu?- Po pika të raftë ai të braktisi, s’donte të dëgjonte emrin ty, ai erdhi e u dashurua me një atdhe tjetër, ta zëmë se, në qoftë se ju jeni turpëruar jo ne.
Familja Gjon Kastrioti, Gjergj Kastrioti, janë të lidhur me Shqipërinë në mijëra e miliona dokumenta e pikë. Miti ishte i keq, se në vulgun botëror pi ujë kjo gjë edhe sot. Po ne duhet të dinim të shpjegonim, e jo të druhemi se obobo e bëri një zvicerian, gjerman dhe s’duhet kundërshtuar. Ja thua dhe gjermanit dhe austriakut dhe kujdo. Ç´do të thuash me këtë, le që s´ështe e vërtetë, po përse i jep kaq bujë të madhe?… (I. Kadare , Köln, dhjetor 2010, intervista).
Skënderbeu, siç ndodh me personazhet e mëdhenj, mbështjell rreth vetes gjithçka thelbësore që ka të bëjë me kombin shqiptar. Sot, pas 600 vjetësh, ai mbetet personazhi numër një, më aktual se kurrë, i lidhur drejtpërdrejt me problemin themelor të kohës: rikthimin e Shqipërisë në Europë. Ai është programuesi i parë i këtij projekti. Ka 600 vjet që himnizohet për këtë projekt dhe po aq vite që sulmohet pikërisht për të. Në këtë pikë ai është i pamposhtur dhe do të dilte i pamposhtur, qoftë edhe kundër vetë Shqipërisë, në rast se ajo do ta humbte përkohësisht orientimin, siç i ndodhi gjatë komunizmit. Duke e pranuar Skënderbeun si një personazh të madh të saj, Europa ka pranuar në të vërtetë thelbin shqiptar, atë që rastis të jetë më i fortë se Shqipëria fizike. Nuk ishte as pjellë e ndonjë miti, e as e ndonjë besimi fetar. U gjend në qendër të historisë dhe kjo s’është aspak një metaforë. Ideja e mbrojtjes së Europës nga mësymja osmane ishte ideja e parë e kohës. Shumë popuj u rreshtuan për mbrojtjen e saj: ballkanasit, hungarezët, polonezët, austriakët, por Kastriotit i qëlloi të gjendej pikërisht në rrugën e mësymjes së parë, asaj më të tmerrshmes. Arbëreshët e cilësojnë si “të pafat”, ngaqë nuk arriti dot të tërhiqte plotësisht Europën, për të luftuar në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ai bëri të pabesueshmen: bashkoi aq sa mundi ushtrinë dhe kështjellat e tij me europianët, sidomos me afrimin e fundit të jetës. Do të mjaftonte vetëm ky akt, në të vërtetë kjo ide, për ta bërë të pavdekshëm”. ( I. Kadare, Prishtine, 2014 “Zëri i Kosoves”).Please follow and like us: