Londër, Berlin, Siatëll & Nju Jork/Elbenita Kajtazi, në skenat më të famshme botërore
Elbenita Kajtazi është një soprano shqiptare nga Mitrovica, Kosovë. Elbenita studioi në Akademinë e Muzikës të Mitrovicës, dhe është diplomuar në Universitetin e Prishtinës, duke bërë debutimin e saj me Orkestrën Filarmonike të Kosovës në vitin 2009, duke kënduar shumë koncerte gjatë gjithë sezonit. Elbenita Kajtazi ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Më së fundmi, ajo fitoi çmimin e parë në “2015 Riccardo Zandonai Vocal Competition” në Itali, së bashku me dy çmime të veçanta: një angazhim në Theatro São Pedro në Sao Paolo, Brazil dhe një angazhim në Shtëpinë e Operës Daegu në Korenë e Jugut. Në vitin 2014 ajo fitoi çmimin e parë “Spiros Argiris” në Festivalin Sarzana, Itali. Në vitin 2012, ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës së Flamurit dhe Koncertin Ndërkombëtar të Muzikës ARS Kosova 2009. Ajo gjithashtu mori një bursë në verën e vitit 2013 për të ndjekur Programin Campo d’Oro në Nju Jork.