Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: SHKATRRIMI ATDHEUT ASHT THEMELI I RILINDJES KOMUNISTE

MARY EDITH DURHAM (1863 – 1944)

Një vajzë angleze, dijetare dhe dashamirse e vërtetë e Tokës Shqiptare, që ka lanë vepra të provueme dhe të shkrueme nder rrasa e pllaka ku kishte vue shumë shekuj para Asaj kambën edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me një dashuni aq të thellë në zemër shkruen: “Sllavët urrenin ma shumë Katolikët se Myslimanët”! E kjo asht e perjetshmja dhe e pazevendsueshmja në histori: Mery Edith Durham. Në librat e saj gjejmë të shkrueme dhe të provueme fakte e dokumenta që sot, ata vërtetojnë jo vetëm urrejtjen fetare të serbëve nder shekuj, po edhe vazhdimsinë e asaj urrejtje me shkatrrimet e vllavrasjet e pashembullta të bame prej tyne deri në ditët tona.
Kam studjue nga tekstet e saj, kryesisht udhtimet në Malsinë e Madhe, në Mirditë dhe bashkpunimin e Saj me Abatin e Mirditës, Imz Preng Doçin, ku kam gjetë nder enët e dheut mija vjeçare, mjalten e ruejtun nder fashoj të Atdheut tim Shqipnisë, me shenjat e gishtave të tradhëtarve t’ Atdheut, tue fillue nga Esad Pashë Toptani, kur shiti lirinë e Shkodres në 1913, vazhdimsinë e Ahmet Zogollit me Pashiqin në 1924, dhe pafundsinë e gjakderdhjes vllavrasëse të terroristit Ever Hoxha, me pasuesit e vet deri tek Edi Rama i ditve të fundit, me “Ballkanin e Hapun” shkatrrimtar.

Asht kenë fat i madh që në vitet e fundit të “Rilindjes komuniste”, tue dashtë me e kalue në “harresë” historinë Veriut, tue fillue nga Ded Gjo’ Lluli, Luigj  Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri e tue vazhdue me kohen e Zogollit tek Pashiqi, asht kalue në heshtje edhe periudha e vllavrasjeve të Luftës per çlirimin e Shqipnisë së Jugut, pikrisht ajo kohë kur “partizanët trima” vrane pamëshirë Ballista e zogista, tue i futë në një thes. Vllavrasjen ata e quejtën “antifashiste”, ndersa luften në sherbim të sllavëve të Titos e vlersuene si “nacional – çlirimtare”, tue fillue nga ditët e para të Janarit 1945, kur Mehmet Shehu me halabakët e Jugut i ra mbas shpine bashkë me forcat komuniste të Titos, Malsorëve të Veriut që kryesonte atdhetari Prenk Cali. Pse deri sot nuk u botue asnjëherë lista e 118 Burrave të Malsisë së Madhe, që u vrane dhe u tretën të gjithë trupat e Tyne nder lumej e prroska, pa tregue asnjë Emen të Tyne? E sa vetë u pushkatuen në çdo “Ditë të Premte” nder Malësi, me plotsue numrin 200?!
Ndersa per Malet e Mirditës, mos të shkruejn kurr ma mirë, se me vue shifra fallco. E fatkeqësisht, me ata shifra po pajtohen edhe të burgosunit politik! E vetmja fatkeqësi që keni fillue me kuptue, asht gremina ku po ju prinë Edi Rama, e mos harroni se nuk do të vonojnë me “ju dhanë të shtymen edhe ju!”
Shkatrrimi i Atdheut asht themeli i Rilindjes Komuniste!
Ndersa “Shkatrrimi i Veriut” asht realizimi i plotë i planeve të vrastarëve komunistë.
Melbourne, 1 Shkurt 2022.

Please follow and like us: