Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën simbolin e shqiponjës
Me simbolin e shqiponjës është fotografuar kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.
Momenti i veçantë është fiksuar nga kamera e shqiptarit të Malit të Zi, Mark Gjonaj, i cili e ka falënderuar Adams për mbështetjen e tij ndaj bizneseve të vogla.
Duket se kryebashkiaku ka vizituar një biznes të një shqiptari në Nju Jork, pasi shihet teksa bën shqiponjën në një lokal.
Gjonaj është një figurë mjaft aktive politike në Nju Jork. Ai ka qenë dhe ish-anëtari i Komitetit të bizneseve të vogla.
“Faleminderit Eric Adams për mbështetjen për bizneset e vogla”, shkruan ai.
Please follow and like us: