Albspirit

Media/News/Publishing

Miranda Rira: Keqardhje për Monika Lubonjën!

Ti Monika Lubonja që ha a pi qyl në atë shtëpi, që shëllehesh tërë ditën në diell dhe ndërkohë paguhesh edhe si këshillare e Erion Veliajt, me taksat e qytetarëve të Tiranës, ti sot fyen një zonë të tërë, duke thënë se “nuk je nga Prrenjasi”!

Po pse moj grua e rritur në moshë, por e papjekur nga truri, akoma me kohën dhe mentalitetin e Babaqemos ecën ti, që njerëzit vlerësohen nga vijnë dhe jo nga aftësitë e tyre dhe jo se kush ata janë në të vërtetë?!

Qënke prapanike, paragjykuese dhe cinike! Keqardhje për ty!

Gratë dhe vajzat e Prrenjasit, luftojnë fort për bukën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre, janë heroina të pashoqe në luftë me padrejtësitë e jetës, janë luftarake, të zgjuara e të forta, të rritura mes ujit të ftohtë të Qaf-Thanës, fushës së Domosdovës dhe kodrave të bukura të Shebenikut e Bërzeshtës.

Nuk është turp të jesh nga Prrenjasi, o moni tyryfy, nuk është turp të jesh nga çdo cep e çdo vend i Shqipërisë sonë të bukur!

Turp është të arsyetosh si fëmijë kur je 50 e kusur dhe të hash bukën e tjetrit qyl!

Please follow and like us: