Facebook dhe Instagram nuk tërhiqen nga Europa
Një ditë më parë, doli lajmi se kompania Meta mund të mos lejonte më qasjen në Facebook dhe Instagram për kontinentin e Evropës. Por sot, është bërë e ditur se ky shërbim do të vijojë të ofrohet. Vetë kompania Meta sqaroi përmes një deklarate për shtyp se drejtuesit e kishin diskutuar mbylljen si mundësi, pasi nuk pajtohen me rregullat e Bashkimit Europian për transferimin e të dhënave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne absolutisht nuk kemi dëshirë dhe as plane për t’u tërhequr nga Evropa, mirëpo realiteti i thjeshtë është se Meta, dhe disa biznese tjera, organizata dhe shërbime, varen nga transferimi i të dhënave në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që të funksionojnë shërbimet globale”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Në korrik të 2020-ës, Gjykata Europiane shfuqizoi marrëveshjes mes BE-së dhe SHBA-së për të dhënat në internet, që vendosnin rregullat për shkëmbimin e të dhënave mes dy kontinenteve.
Vendimi bën që dy rrjetet e mëdha sociale të humbin miliarda dollarë nga reklamat, për të cilat pa një marrëveshje ligjore nuk mund të ofrohen në përputhje me të dhënat e përdoruesve, çka është edhe parimi bazë i këtyre shërbimeve në Facebook dhe Instagram.
Meta u bëri thirrje rregullatorëve amerikanë dhe europiane të gjejnë arrijnë sa më shpejt një marrëveshje.