Albspirit

Media/News/Publishing

Një shqiponjë e bukur – dhe Misss Fatimja

[një shqiponjë e bukur – dhe Misss Fatimja:)]

…këtë foton majtas e gjeta tek një faqe ku thoshte “Fatime Ismaili është faqe për Bukurinë e Femrave Shqiptare”, fort bukur, tepër bukur, e ku ka më bukur sesa “shqiponjat”, qoftë dhe si simbole me duart e me gishtat – fillimisht mendova se kjo gruaja me kostum na qenkësh Fatimja… pastaj Interneti ma sqaroi se fotoja në fakt qenka shkrepur nga fotografi gjakovar, Shkëlzen Rexha (të cilin e njoh) dhe pra “Cesarit çfarë i takon Cesarit”, kreditimi dhe meritat i takojnë Shkëlzenit…

…ndërsa fotoja djathtas, supozoj se është Fatime Ismaili, kuptova se dhe ajo vetë na qenkësh misss i vërtetë, një bukuroshe dhe krenaroshe e bukurisë shqiptare, dmth. diç si Misss Fatimja… pra jo me 2 ss por me 3 sss, miss e sa të duash miss, siç vetëm bukuroshet shqiptare dinë të jenë – dhe kështu, uroj ta kem kredituar korrektë e denjësisht edhe Miss Fatimen për meritat e bukurisë së saj:)
(sguraziu – ars poetica, shk 2022).

Please follow and like us: