Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: UNË ISHA, TI ISHE…

Më kërkoje, kërkoje gjithë përgjërim: Eja të vallzojmë gjer në fund!
Si anija atje thellê, që lëkundet në shtrëngatë.
Të dalloj, të ndjej midis mijërave, unë mund!
Ti ishe ëmbëlsi e kripur,
Ujë dhe imagjinatë.

Unë isha perëndim i këputur që kalamendej çmendurisht mbi varkë.
Jetoja në alkool, në dallgën që përplas,
Digjesha mes ëndrrës, mes zjarrit, që ti të kuptoje atë flakë…
Plot zhurmë, konflikt e kompromis, i egër si muzika xhaz.

Unë isha, ti ishe…

Please follow and like us: