Albspirit

Media/News/Publishing

Ministria e Jashtme: Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës

Ministria e Jashtme ka rikonfirmuar edhe njëherë sot pozicionin e Shqipërisë mes konfliktit Rusi-Ukrainë.

Me një postim në Twitter, Ministria bën me dije se vendi ynë mbështet sovraniteti dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Po ashtu i bëhet thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë konfliktin dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, thuhet në postim.

Please follow and like us: