Albspirit

Media/News/Publishing

KMDLNJ kërkon ndalimin e burkës në publik, po ç’thoshte Naim Frashëri për mbulimin femëror!

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut,KMDLNJ, thotë se e vlerëson dhe përkrahë kthimin e qytetarëve të Kosovës nga Siria. “KMDLNj propozon që përdorimi i burkas në vende publike të ndalohet me ligj dhe të mos lejohen që në gjykatë të hyjnë me burka. Ndalimi i përdorimit të burkas në vende publike nuk vjen në kundërshtim me të drejtat e njeriut prandaj edhe duhet të sanksionohet me ligj”. “Burka po krijon paragjykime të opinionit ndaj atyre që e bartin sikur që bartësit e burkas po i identifikon me një dhunë potenciale. KMDLNj nuk ka asnjë dilemë për ndalimin e burkas në vende publike”. KMDLNj kërkon që të ndërpriten komentet raciste sipas argumentit të gjakut kundër fëmijëve të kthyer dhe të ndihmohet në integrimin e tyre duke mos i ndërlidhur me asnjë përgjegjësi për të kaluarën e tyre. “KMDLNj , gjithashtu kërkon që masa e arrestit të shqiptohet vetëm si masë e skajshme, kur të shterren të gjitha mundësitë tjera sikur që institucionet e Kosovës duhet ta shqyrtojnë dhe ta ndryshojnë strategjinë e punës me këtë kategori të të privuarve nga liria sepse, deri më tani masat e ndërmarra kanë dështuar krejtësisht”. “Kjo kategori duhet të trajtohet në përputhje me ligjin sikur të gjithë të dënuarit tjerë duke i gëzuar të gjitha privilegjet që u takojnë sikur edhe të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga KMDLNJ.

 

Naim Frashëri: Ndalim i math në përparimin e një kombi!

Të mëshehurit dhe të mbuluarit e fytyrës së gruas s’ka qënë një kohën e profetit, por është çpikur më vonë. Ndalim i math në përparimin e një kombi! Si mund të vejë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar e i mbarë një komb pa patur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmijësë dhe këto qysh mund të bëhen kur burri rrin veç gruas? Ç’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë e një të tillë familje… Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë se burri se fëmija së pari nga mëma e marrin arsimin dhe mësimet… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe krejt i njerëzisë.

Please follow and like us: