Albspirit

Media/News/Publishing

Ines Demiri: Dhurata më e bukur dhe më e veçantë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Bashkatdhetari im z. Gent Jusufi sot më dha dhuratën më të bukur dhe më të veçantë për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Me ftesë të Gentit, nxënës në Shkollën Ndërkombëtare të Mesdheut Lindor (Eastern Mediterranean International School/EMIS), në qytetin Ramat HaSharon të Shtetit të Izraelit, sot isha mysafire në këtë institucion të mirënjohur arsimor. Në prani të kolegëve të Gentit dhe kolektivit të shkollës, pata nderin dhe kënaqësinë që të dëgjoj një prezantim të shkëlqyeshëm të Gentit për Kosovën, ndërsa më pas mbajta një fjalë rasti.
EMIS është një shkollë e mesme ndërkombëtare në Izrael për nxënës nga e gjithë bota dhe ku këta nxënës jetojnë dhe studiojnë së bashku. Kjo shkollë ka në radhët e saj studentë nga rajonet e Mesdheut Lindor dhe Lindjes së Mesme, së bashku me nxënës nga e gjithë bota. Në EMIS nxënësit mësojnë për diversitetin, dialogun, vlerën e paqes, si dhe respektin për mjedisin.
Shkëmbimet në fushën e arsimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit janë të një rëndësie parësore në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të gjithmbarshëm mës dy shteteve tona. Shkollimi në institucionet të tilla si EMIS shërbëjnë që të rinjtë nga e gjithë bota të përqafojnë diversitetin, multikulturalizmin e dialogun, si dhe të të krijojnë lidhje apo rrjetizim mes tyre.
Krahas Gentit, i falënderoj përzemërsisht edhe drejtoren e shkollës, znj. Hadas Gottlieb, dhe drejtoren për zhvillim, znj. Rachelle Schilo për pritjen e ngrohtë.
Please follow and like us: