Natasha Lako: Mimozat e largëta
Mikes sime Tina Mandisë që me një tufë mimoze më ka bërë dikur një përshëndetje të bukur; nuk ia ktheva dot atë tufë plot dritë, si zemra e saj as në përcjelljen e saj të fundit, atje në Kanadanë e largët, sot në 16 shkurt.
Mimozat e mia erdhën deri në acar,
nën një xham të ftohtë,
në roje të një qielli,
pranë dritares.
Dhe u thanë pak nga pak,
me një durim të përvuajtshëm,
të përdalura nga kufijtë e ajrit,
dhe dëbora që mbush dritën.
Të mendosh pranë një pezuli dritareje,
frikë është kur një dritë nuk e njeh një dritë tjetër.
Stokholm, shkurt 1995.
Please follow and like us: