Edmond Kaceli: Pumpkin -Kungulli
Satirë
Çdo qajse, përqasje, ngjasje a përngjasje, me kungull real, është gati krejt e rastësishme dhe gati krejt e paqëllimshme!
E morën Kungullin e vunë në komandë veç mori Kungulli një hije të randë!
E morën Kungullin e banë Mbret e fjalë të urta prej gojet po qet!
Hijë të randë, kostum, kollarë prej mendve të shumta pak kryet varë varë kryet e randë e fjalët po i l’mon mjeshtër i madh, majë karriges k’non Këndon me zjerm, me pathos flet asht ma i meçmi i nahisë së vet!
Prej nadjes der’ n’darkë veç perla urtijet asht fort i meçëm, Kungull Malsijet! Kungull Malsijet, fort kryet e madh me ba me dashtë ta zgjidh noj hall i frymë në ftyrë e kryet sa i’kosh përjashta i bukur, e mrenë krejt bosh!
Please follow and like us: