Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermania emëron emisarin special për Ballkanin Perëndimor

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka njoftuar se Qeveria e Gjermanisë e ka emëruar si të dërguar Special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, raporton Gazeta Express.

Sarrazin ka qenë deputet në Bundestagun gjerman dhe është bashkëpartiak i Cramon tek “Të Gjelbërit”. Ai tashmë do të jetë i dërguari i Qeverisë së re në Berlin që drejtohet nga kancelari Olaf Scholz. “Urimet më të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin në emërimin e tij të Dërguar Special për Ballkanin Perëndimor për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cramon. “Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian”, ka shtuar tutje Cramon. Ajo thotë se asnjë person në partinë e saj nuk do të ishte më adekuat për një pozitë të tillë, duke treguar se Sarrazin është një mbështetës tepër i vendosur për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor.

Please follow and like us: