Odise Kote: E PASHË NË ËNDËRR
E pashë në ëndërr babain që ecte,
ecja s’mund të fshihet si diçka kalimtare.
I kthyer në dritëz, pikëz në mjegull,
ishte babai që ecte,
kjo ëndêrr s’mund të jetë si të tjerat gënjeshtare.
E pashë në ëndërr babain qē ecte,
me trastë mjeshtroku në udhë gurê – dertesh,
mbi kreshta të thikta përgjërim – pengjesh,
mbi male të shenjtë ballkani ecte.
Ecte mbi supe resh, nëpër lotë shirash,
ecte trishtueshëm, heshtur, tretur ecte.
Ç’rêndësi kishte në frynte shtrëngatë,
e binte dëborë përmbi dete.
E pashë në ëndërr babain që ecte,
ecja s’mund të fshihet si diçka kalimtare…
Please follow and like us: