SHBA DHE KOSOVA QËNDROJNË BASHKË KRAH UKRAINËS
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nëpërmjet një postimi ka shkruar se edhe në ditët më të errëta, dritat e SHBA-ve dhe Kosovës shkëlqejnë si një.
Ambasada ka postuar në Facebook edhe një pjesë të deklaratës së presidenti Biden, i cili ka thënë se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të vështira për popullin e Ukrainës.
“Putini ka lëshuar një dhimbje të madhe mbi ta. Por populli ukrainas ka njohur 30 vjet pavarësi dhe ka treguar vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që përpiqet ta kthejë vendin e tyre prapa”, ka thënë Biden.
Kurse, në postimin e ambasadës thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë të bashkuar me Ukrainë.
Please follow and like us: