Albspirit

Media/News/Publishing

Kulla Eiffel zgjatet dhe 6 metra, pritet vendimi i konspiracionistëve dhe i maratonës së vjershëtorëve

Kulla Eiffel tashmë është 6 metra më e lartë nga sa ishte deri tani. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.

Gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel kaloi Monumentin e Uashingtonit duke u bërë struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu, titull që e mbajti për katër dekada, dhe që ia mori godina “Chrysler” e ndërtuar në Nju-Jork në vitin 1929.

 Kulla e gjitha prej hekuri është ndër atraksionet turistike më të vizituara në botë, sipas TripAdvisor. Prej aty janë instaluar antena transmetimi prej më shumë se 100 vitesh, çka ka bërë që lartësia e saj zyrtare të ndryshojë disa herë.

Antena më e fundit u vendos me helikopter, në një operacion që zgjati më pak se 10 minuta.

Konspiracionistët francezë janë zënë në befasi për këtë zgjatje të kullës dhe pritet që të japin një vendim. Ata kanë kërkuar me videkonferencë edhe mendimin e homologëve shqiptaë, përfshi edhe analistët dhe moderatorët televizivë.

Please follow and like us: