Albspirit

Media/News/Publishing

Me gjyshe nga Ukraina, DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë

Leonardo DiCaprio ka dhuruar 10 milionë dollarë për Ukrainën. Aktori 47-vjeçar ka një lidhje personale me vendin e pushtuar nga lufta pasi gjyshja e tij nga nëna, Helene Indenbirken ka lindur në Odesa. Ajo emigroi në Gjermani me prindërit e saj në 1917. DiCaprio ishte mjaft i afërt me gjyshen e tij, e cila sipas raportimeve të shumta e ka mbështetur gjithmonë karrierën e tij të aktrimit. Indenbirken vdiq në moshën 93-vjeçare në vitin 2008. Ajo e shoqëronte DiCaprion në premierat e shumë prej filmave të tij. Disa aktorë të tjerë kanë dhuruar gjithashtu fonde për Ukrainën. Javën e kaluar, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher thanë se do të dhuronin deri në tre milionë dollarë për të ndihmuar në furnizimin me ndihmë humanitare për refugjatët ukrainas. Kunis, i cili ka lindur në Chernivtsi, Ukrainë, tha në një video në Instagram se “ngjarjet që kanë ndodhur në Ukrainë janë shkatërruese. Nuk ka vend në këtë botë për këtë lloj sulmi të padrejtë ndaj njerëzimit”.

Please follow and like us: