Altin Sh. Kajtazi: NETËVE TË EGRA MË RRI AFËR
Erdhi koha e pashkelur, kurrë se ke dashtë
Tu ec humbe zërin, edhe nata u rrënqeth
Ç’t’i bëj fjalëve t’mbledhura n’zëmër
Nga lindin e s’mund t’i thotë shpirti!
Netëve të egra me rri afër pa flakërime
Ty zërin, mua fjalët mi përpiu dheu
Më duar më prekë ç’na duhen fjalët
Të flasin, flasin e s’thonë gjë ata në TV!
16. 03. 2022.
Please follow and like us: