Zeqo Cama: Të fismit…
Lartohen si rrathët e rrapit
mbi supet e njeri-tjetrit,
jo siç ngrihen qiellgërvishësit,
nga kati në kat,
me majat e këmbëve
te thembrat e pararendësit,
vihen majat e thembrat për të tjerët më pas.
Si zjarret në pyll,
nga zjarri lind zjarri,
kur merr hov i treti,
zë shuhet i pari,
ndizet i pesti,
i dhjeti,
i njëqindti…
Ata që u shuan
nuk ndizen së dyti!
Tek të ikurit poshtë
nga të gjallët sipër,
i fismi, i fisëm,
vjen e ikën i fisëm.
Please follow and like us: