Albspirit

Media/News/Publishing

Beatriçe Balliçi: Fytyra

E vjetër më ngjan sa bota
Fytyra jote.
Përditë e lexoj si një pergamene,
Deshifroj të fshehtat e tua,
Ndodhitë,
Humbjet e trishtuara,
Arratitë
Në kërkim të fatit
Që i mbrapshtë për të mirët vinte…
E re më ngjan si bota
Fytyra jote,
Me ëndjet e panumërta,
Ndjesitë,
Për verën, virtytin, lirinë.
Përditë e më i ri mendimi, dyshimi
Për ditët dhe netët jetuar,
Apo vrarë pakujdesie.

Please follow and like us: