Shaban Murati: Lajme për qeverinë e vdekur
Lajme për qeverinë e vdekur
Antishqiptari i madh Vuçiç:
-“Në Kosovë pas vitit 1999 janë vendosur 200 mijë shqiptarë nga Shqipëria”. (Intervistë në televizionin serb “TVPrva”, 27.3.2022)
Milosheviçi i vogël Vuçiç:
-“U mblodhën 19 shtete banditë në vitin 1999 dhe sulmuan Serbinë e pafajshme!”. (Deklaratë e presidentit seb, portali serb “B92”, 27.3.2022).
Kritiku i ri letrar Vuçiç:
-“Dostojevski në njërën anë dhe gjithë shkrimtarët e botës në anën tjetër: A mund të thoni ju se ata janë më të fuqishëm se Dostojevski? Dostojevski është më i madh dhe më i rëndësishëm se të gjithë shkrimtarët të marrë sëbashku. Ai nuk është vetëm letërsi, ai është filozofi dhe fe”.(Presidenti serb duke mbrojtur Rusinë, gazeta serbe “informer.rs”, 28 mars 2022).
Vrasësi i vjetër Vuçiç:
-“Hajde vritni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë (boshnjakë). Pastaj do të shohim nëse komuniteti ndërkombëtar guxon të sulmojë pozionet serbe!”. (Deklaratë e Vuçiçit në 20 korrik 1995, nëntë ditë pas masakrës masive të Srebrenicës, ku forcat serbe vranë në një ditë 8372 civilë, burra dhe fëmijë boshnjakë. Portali europian “euractiv”, 30 Mars 2022).
Please follow and like us: