Ambasadorja e Izraelit ia dorëzon kredencialet kryediplomates Gërvalla
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar për ardhjen e ambasadores këtë mëngjes.
“Kosova dhe Izraeli ndajnë vlera dhe qëllime të njëjta. U pajtuam që të punojmë ngushtë për një sërë çështjesh. Mezi pres të forcojmë partneritetin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit buron nga Marrëveshja e Washingtonit.
Please follow and like us: