Albspirit

Media/News/Publishing

Duda Balje: Jam me Policinë e Kosovës

Sot në takim me Kryetarin e Sindikatës të Policisë, z. Imer Zeqiri dhe Znj. Edita Azemi, kemi diskutuar për Ligjin e Pagave, Sigurimin Shëndetësor, Ligjin për Pensionim, Shujtën dhe Ndërrimin e Natës.
Sa i përket Ligjit të Pagave, nuk duhet me qenë diskriminues dhe koeficientët të mos jetë më të pak se zjarrfikësi, hetuesit e IPK-së dhe më pak se zyrtarët – asistentë nëpër institucione të tjera.
Po ashtu është diskutuar sigurimi shëndetësor për pjesëtaret e Policët të Kosovës, i cili është shumë i nevojshëm që të bëhet për arsye se Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, rrezikon shëndetin dhe jetën e tyre. Ne duhet të gjejmë mënyrën që këtë vit të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës, kjo do të ishte nder edhe për Qeverinë sepse nuk ka asnjë shtet në botë që policinë e ka pa sigurim shëndetësor sikur te ne.
Në këtë takim kemi diskutuar edhe për ligjin për pensionim në moshën 55-vjeçare, i cili ligj është shumë i domosdoshëm për arsye se polici, i cili aktualisht pensionohet del me pension me 100 euro, e që kjo është një mosmirënjohje për punën që me dekada e ka bërë zyrtari policor.
Zyrtarëve policorë u janë shkelur edhe të drejtat e shujtës, shpërblimi e një page në çdo fund vit e që janë të rregulluara me Udhëzim Administrativ që nga viti 2018 e që asnjëherë deri më tani nuk u është paguar.
Vlen të ceket se ndërrimi i natës për zyrtarët policorë paguhet me një shumë jashtëzakonisht modeste e që ajo është më pak se 5 euro e për këtë shumë nuk mund të gjesh te asnjë person vullnetar që të punojë 8 orë në ndërrim të natës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën për një shumë të tillë.
Unë jam me Policinë e Kosovës.
Please follow and like us: