Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail  Xhaferi: Gjithçka digjet…

 

Digjen yjet nëpër net,

digjen ëndrrat brenda gjirit.

Digjet shpirti Shën Marisë,

porsi flaka e qiririt…

 

Digjet hëna ngjyrë argjendi:

diku fshehur pas një mali.

Digjet buza e një vajze,

digjet buza e një djali.

 

Digjet burri për një grua,

ndaj ca letra shpesh i nis.

Mbi pëllëmbën e një lisi,

digjet gjethja e hardhisë.

 

Digjet vjeshta e bekuar

dhe vërtit gjethet në erë.

Digjet rrushi nëpër  vreshta,

mezi pret të bëhet verë.

 

Digjet shpirti I një vajze,

që nuk vuri dot kurorë.

Digjet zemra për një zemër,

digjet, bëhet si  dëborë.

 

Digjet malli brenda nesh,

digjet bari në korie.

Digjet zemra e një nëne,

për njëmij’ e një arsye.

 

Digjen yjet nëpër net,

digjen ëndrrat brenda gjirit.

Digjet shpirti Shën Marisë,

porsi flaka e qiririt…

Please follow and like us: