Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: “Burrëri e braktisur”

Familjarë dhe djem të edukuar mirë!
Po e nis këtë shkrim duke u bërë një lloj apeli nënave të reja.
Vlerëso bashkëshortin që është i përkushtuar, atë që “burrërinë” prej mashkulli e ka braktisur dhe i shërben fëmijës e familjes së tij në maksimum… pa përtesë e bezdi edhe kur është i angazhuar në punë shteti apo biznes dhe orët e lira ia dedikon familjes.
Kam kohë që has gjatë ditës dhe i shikoj të shtuar shumë djem të rinj baballarë që i japin karrocës së bebit, mbajnë në gjoksore burrash fëmijën e tyre shëtitje, e lyejnë me krem dielli dhe i mësojnë notin vajzës apo djalit, mbajnë duke ecur krah bashkëshortes qeset me ushqime në njërën dorë dhe në krahun tjetër ka fëmijën e tij që i buzëqesh plot dashuri; praktikisht kjo është e drejtë dhe kështu duhet të jetë, sepse të dy bashkëshortët duhet të kontribuojnë në familje për të pasur përpos barazisë gjinore edhe një familje të shëndetshme,
Sot me shkrimin tim kam si qëllim tē flas për këta djem të mirë-edukuar nga nënat e tyre dhe që për të dy palët kam falenderim pafund pasi në këtë mënyrë nuk i keni bërë mirë vetëm familjes por dhe emancipimit shoqëror…
Burrat, baballarë të para dhe post viteve 90-të nuk e kishin kurrë këtë emancipim, që e kanë sot të rinjtë baballarë, edhe nëse kishin dëshirë t’i ndihmonin gratë dhe nënat e fëmijëve të tyre, nuk i linte një lloj “burrnie ” me të cilën në vite ishte i veshur burri shqiptar.
Vetëm pak raste kishte veçanërisht kur e gjithë familja ishte e arsimuar që bashkëshorti i jep mbështetje gruas brenda familjes.
Edhe mbështetja e gruas në publik sipas mendësisë së mashkullit shqiptar ishte “zhburrnim” edhe të hedhësh mbeturinat, të vendosesh rrobat në ballkon pasi janë larë nē lavatrice, të mbash qeset bashkëshortes e aq më pak të mbash fëmijën tënd në gjoksore nuk ndodhte fare ose rastet ishin aq sporadike sa dhe nëse ndodhte ata etiketoheshin si burra që iu bën ligjin gruaja, burra të butë dhe pa vlera burrnore që bëjnë punët e grave.
“Burrnia” e burrave shqiptarë përpos edukimit jo të mirë në familje nga nënat, është e shkruar disi dhe në gjenezën e tyre pasi dy meshkuj të rritur dhe edukuar në të njëjtën ambient kanë sjellje të ndryshme social-kulturore.
Janë dashur vite që të pranohen ndarja e detyrave në familje, fatmirësisht sot e shikoj tek shumë djem të ri baballarë, ndaj ju nënat e reja vlerësoni fatin tuaj, mbajeni e ushqeni dashuri te ky lloj mashkulli, ndonjëherë duhet lënë menjëanë egoja për t’u marrë vetëm me veten më shumë se kërkohet dhe të harroni misionin e shejtë të mëmësisë, ktë element e kam hasur si drejtuese prej dy vitesh te një qendër social-kulturore që drejtoj.
Në gjithë Shqipëri sot kemi shumë nena të tjera që i rrisin, ushqejnë dhe edukojnë vetëm fëmijët për shkak të kēsaj “burrnie” të brymosur herët dhe që ndër vite mbeti ne genet e tyre, vështirë të ndryshohet lehtë ky realitet sidomos në zonat e thella rurale, mbase edhe pēr shumë e shumë vite të tjera?
Por që kjo tabllo familjare të plotësohet dhe në shoqërinë shqiptare të funksionojë familja, rolin kryresor e ka çdo nëne, e cila në të gjitha rastet duhet të rrisin djem me kulturë edukatë dhe me ndjesinë pozitive për të qënë të barabartë me bashkëshorten, e si rezultat i saj do shohim familje funksionale të shëndosha dhe që gëzojnë lumturi fëmijët e tyre dhe sigurisht më pak divorce në gjykata!
Please follow and like us: