Me fytyrë të enjtur e duar që i dridhen/Ekspertët ‘çarmatosin’ Putin në takimin e tij të fundit
Takimi i Vladimir Putin me ministrin e Mbrojtjes nuk u la pa u shqyrtuar me imtësi nga ekspertët e komunikimit.
Në pamjet që tashmë janë bërë virale, Putin duket i fryrë në fytyrë gati deri në enjtje dhe me dorën që e mban të kapur tërë kohën në cepin e tavolinës.
Putin urdhëroi Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu të mbyllte të gjitha rrugët për të dalë nga fabrika e çelikut Azovstal ku janë strehuar ukrainasit.
Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra dhe qafa e tij në dukje e fryrë ndezën spekulime për shëndetin e liderit rus, i cili thuhet se nuk ka qenë mirë që nga pushtimi i tij në Ukrainë. Profesor Erik Bucy, një ekspert i gjuhës së trupit nga Universiteti Teknik i Teksasit, duke analizuar qëndrimin e Putin tha:
“Duke i dobët në krahasim me njeriun që kemi vëzhguar edhe disa vjet më parë. Një president i aftë nuk do të kishte nevojë ta mbante dorën gjatë gjithë kohës te tavolina. Ky nuk është një portret i një Putini të shëndetshëm, por një portret që shfaqet gjithnjë e më i dobët dhe mezi në gjendje të mbajë veten drejt në një tryezë të vogël konferencash,” tha profesor Erik Bucy, ekspert i gjuhës së trupit nga Universiteti i Teksasit