Albspirit

Media/News/Publishing

Genghiz Khan, udhëheqësi që krijoi perandorinë më të madhe në histori

Nga shumë tiranë që ka parë historia, pak prej tyre kanë ndikuar aq shumë në imagjinatën bashkëkohore, sa kryekomandantmongol i njohur si Xhengiz Khan. Duke mbledhur fise të ndryshme për të formuar ushtrinë më të madhe të afërt në botë, perandoria e Khan dominoi një hapësirë prej mbi 31 milionë km2Ja çfarë mund të mos dini mbi njeriun që ndikoi shumënë formësimin e botës moderne:

Harta e perandorisë së tij ishte shumë e gjerë

Xhengiz Khan ishte i jashtëzakonshëm për kohën kur jetoi. Kjo sepse e ndërtoi ushtrinë e tij,pa marrë parasysh përkatësinë fetare. Ai zgjidhte si komandantë udhëheqësit më të aftë dhe jo domosdoshmërisht të afërmit e tijPasi e kompletonte ushtrinë e tijKhan nisej të kryente pushtimet e radhësNdër tokat e pushtuara nga Khan dhe pasardhësit e tij gjatë një periudhe të shkurtër por shumë brutale 25-vjeçare, përfshiheshin territore nga Kina, IraniUzbekistaniTurkmenistaniAfganistani dhe Rusia e sotme.

Fëmijëria e Xhengiz Khan ishte shumë traumatike

Falë librave si Genghis Khan” nga Xhek Uedhërford dhe “Krijimi i botës moderne (2004) dhe Historia sekrete e mongolëve, dihen më shumë detaje mbi disa aspekte të jetës së Khan. I lindur si Temuxhin pranë kufirit që ndan Mongolinë dhe Siberinë në vitin 1162, Khanpati një fëmijëri të vështirë. Babai i tij u helmua nga një klan armik. Në atë moment klani i familjes së tij braktisi Temuxhin, nënën e tij dhe vëllezërit e motrat e tij. Pasi vrau gjysmëvëllain e tij, Temuxhin,mori drejtimin e fiseve mongole. Pasi u bë shumë i famshëm, ai u bë i njohur si XhengizKhan, ose “Sundimtari Universal.

Legjenda thotë se Xhengiz Khan dhe ushtritë e tij, vranë më shumë se 40 milionë njerëz

Ushtritë e tij besohet se kanë masakruar mbi 40 milionë njerëz,edhe pse ky numër merret me rezerva nga shumë studiues, pasi Khan mund t’i ketë ekzagjeruar enkas shifrat e regjistruara nga historianët për të frikësuar armiqtë e tij. Ushtarët e Khan përdorën një sërë taktikash që sollën edhe dominimin e tyre tëpadiskutueshëm në fushën e betejës, duke përfshirë inskenimin e një tërheqjeje dhe më pas rikthimin e beftëkatapultimin e gurëve dhe kafshëve të sëmura mbi muret e qyteteve tërrethuara, si dhe ndërprerjen e furnizimeve me ujë dhe ushqim për të rrethuarit.

Shkaku i vdekjes së Xhengiz Khan mbetet enigmatik

Gjatë kohë që po shtypte një revolucion në mbretërinë kineze Xi Xia në vitin 1227, Khanvdiq në kampingun e ushtrisë së tij. Shkaku i saktë nuk dihet, por mund të ketë qenë i lidhur me plagët që mori kur ishte rrëzuar nga kali një vit më herët. Nëse njerëzit e Xi Xiamenduan se mund të binin në qetësi për shkak të kësaj ngjarje, e kishin gabim. Para vdekjes së tij, Khan urdhëroi njerëzit e tij që ta pushtonin tërësisht atë mbretëri.

Askush nuk e di vendndodhjen e varrit të tij

Pas vdekjes së tij, trashëgimtarët e tij mbajtën një funeral privat në shtëpinë e tij në Karakorum, dhe vranë cilindo që e pa atë qoftë edhe aksidentalisht. Më pas Khan u vendos në një varr të pashënuar, që u shkel nga mbi 1000 kuaj për të fshirë çdo gjurmë. Pavarësisht interesit të historianëve mbi vendndodhjen e saj, askush nuk e ka gjetur atëDhe për shkak të zakoneve mongole të asaj kohe që i varrosnin njerëzit me prejardhje nga populli Xiongnu  siç ishte potencialisht dhe Khan  20 metra nën tokë, askush nuk ka gjasa që ta zbulojë ndonjëherë.

Falë ADN-së, e dimë se Xhengiz Khan ka shumë pasardhës

Sot është e vështirë të përcaktohen trashëgimtarët e drejtpërdrejtë të Khanit. Por ajo që dinëhistorianët mbi pasardhësit e Khanështë tronditëse për jo pak njerëz. Për shkak se Khanshkonte me shumë gra nga vendet që pushtonte, është vlerësuar se më shumë se 20.000 lindje ishin rezultat i këtyre marrëdhënieveNë vitin 2003, studiuesit zbuluan se 16 milionë burra në Azinë Qendrore kishin të njëjtin kromozom mashkullor Y. Edhe pse nuk është provë përfundimtare se ata e kanë prejardhjen nga Khanajo është një provë rrethanore e fortë.

Djali por edhe nipi i tijKublai Khan, lanë pas shumë pasardhës

Khan pati shumë fëmijë, të cilët nga ana e tyre përfituan pjesën e tyre nga tokat e pushtuara. Më i madhi i tij, Tushi, mund të ketë pasur deri në 40 djem. Nipi i KhanKublai Khan, dihej se kishte 22 djem.

Xhengiz Khan ndoshta do ta kishte urryer statujën e realizuar për nder të tij

Khan ngurronte që të vizatohej imazhi i tij. Sa ishte gjallë, ai nuk pranoi që dikush të pikturonte apo skaliste fytyrën e tijdhe as nuk donte të shfaqej në ndonjë monedhë. Sot, ai përfaqësohet në një sërë monumentesh. Por më i famshmi ndodhet pranë Ulanbatar, kryeqytetit të Mongolisë. Statuja 40 metra e lartë e përshkruan Khan-in hipur kalë dhe qësimbolikisht mësyn drejt Evropës.

Thënia më e famshme e Xhengiz Khan.

“Unë jam kamxhiku i Zotit. Sikur të mos kishit bërë mëkate të mëdha, Zoti nuk do të kishte dërguar mbi ju një ndëshkim si unë”./ bota.al

Please follow and like us: