Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Mirënjohje zoti Dioguardi!

 

JU FALNDEROJ PREJ ZEMRET, ZOTNI JOSEPH J. DIOGUARDI!

 

I nderuemi zotni DioGuardi!

Lexova letren tuej i nderuem zotni DioGuardi! Sigurisht, jo njëherë!

Ajo leter, ndoshta, edhe mbas disa shekujsh do të flasin per até dashuni që asnjëherë nuk venitet, porsa vjen e freskohet nder zemrat Amerikane, që aq fort e kanë dashtë me shpirt Shqipninë dhe popullin e vuejtun shqiptar.

Ajo letër, ju rreshton edhe ju me burrat e mëdhaj të Shtetit Amerikan, që nuk janë aq pak ata kreshnikë të përjetshëm që, tash ma shumë se 110 vjet mendojnë dhe kanë punue me zemër për Shqipninë e vogël ndër harta.

Jam i sigurt se pak ose aspak e kanë kuptue mirësinë e bujarinë e shqiptarit si ata amerikanë që, e formuene si shtet, e ruejtën nga coptimi, e deshtën me zemër dhe menduene si e si me e ndihmue për me ec përpara!

Edhe letra e juej, zotni i nderuem DioGuardi, për ruejtjen e Butrintit, asht një vazhdimsi e veprave tua jo të pakta, që keni ba e po vazhdoni me ba për Atë Tokë, që pak kush e ka ndihmue sa Ju, i nderuem mik i shtrenjtë!

Më bani pershtypje e, më shtyni me ju falnderue rreshti i fundit: “Ju lutem mos ngurroni të më kontaktoni nëse keni nevojë për informacion shtesë”.

Një vazhdimsi e pafund e bamirsisë dhe e sakrificave tua, per Atë Shqipni aq të vuejtun, vetëm se asht Atdheu i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i At Gjergj Fishtës e i të Madhes Nanë Tereza!

Ju uroj shumë shndet dhe ju falnderoj me shumë respekt,

Fritz Radovani, Melbourne, 3 Maji 2022.

Please follow and like us: