Ilir Levonja: Përse ka humbur Shqipëria 20 vende?
Përse ka humbur Shqipëria 20 vende në klasifikimin vjetor të lirisë së shtypit?. Eshtë fare e thjeshtë… 99% e shtypit nuk merret me qeverinë, me firot, arritjet, me të vërtetën, por me skupet. Hapni faqet nga data 30 Prill e këtej. 99% e shtypit merret me kongresin e Sali Berishës se sa me firot e Edi Ramës. Mirë ata brenda të së djathtës që duam apo nuk duan, janë ndarë, zgjidhja do vijë tek zgjedhjet e vitit që vjen. Por nuk kuptoj çfarë i duhet shtypistave të së majtës ku 100% e tyre merren me Saliun. Saliu dha dorëheqjen në 2013, e mundët me 1 milion vota. Morët përshëndetje anë e mbanë. Madje edhe unë ju përshendeta. Dhe i kërkova Saliut që të manifestonte një kalim pushteti alla Amerikë. Por nuk ma vari. Pra Saliu iku, mbaroi epoka e tij në 2013. Heshti, zuri një qoshe në kuvend dhe i kënaqej Ipod-i si fëmijët. Lulzim Basha dhe ju tallnit bythën me shqiptarët. E kishit Lulin si lodër seksuale pasi ja fusnit sa herë ua donte qejfi. E nxirrnit në rrugë për skandale atomike si vjedhja e votës dhe e çonit në shtëpi pas i ngopnit protestuesit me gaz lotësjellës. Luli ngrinte e shkrinte, votonte si i donte, largonte kë të donte dhe Saliu heshtte. Kurse ju i përgatitët dosjen, mbushet korridoret e qeverisë amerikane me lobistë si e si ta shpallnit non grata. Ja arritët. Se ky ishte qëllimi jua. Jo përmirësimi i jetës së shqiptarëve etj. Pra Saliu iku, kurse ju dhe Amerika e zgjuat. E kthyet se jeni mjeshtra të propagandës. E morët pushtetin me borxhin publik 62% tani jeni 84%. Pa përmendur faturat nga gjyqet e humbura. I gjetët administratat me 14 nëpunësa, tani i keni me 144. Keni 9 vite në pushtet dhe vetëm regres total. Dhe dramë më e madhe po largoni nga vendi brezin më vital, rininë. Megjithatë merreni me Saliun. Vetëm Saliu mëngjes-drekë-darkë. Krahas Saliut dhe fytyrat tuaja me të njëjtat lajme shabllone në njëmijë stacionet tuaja. Edi Rama doli turravrap ta kërcënojë organizatën ‘Reporterët pa kufij’ me nj status bajat në Twitter. Siç e ka zakon ai i vuri gishtin dhe justifikohet se nuk është e vërtetë. Në Shqipëri janë të gjithë lirë të thonë çfarë të duan. Edi Rama thotë se nuk ka gazetarë të penguar. Nuk ka ore jo, por ka të paguar, të blerë. Dhe kjo u vërtetua publikisht me fondet e inceneratorëve. Megjithatë shtypistat e Tiranës kërcënuan publikisht SPAK-un jo për fondet e shpërndara për gjoja reklamë, por një grup njerëzish a qytetarësh të cilët organizuan një peticion publik karshi amabasadores amerikane në Tiranë. Nuk mbeti majtistë pa i quajtur si antiamerikanë. Në Shqipëri ka dy versione, gazetarë bosa dhe gazetarë pa kontrata dhe muaj pa marrë rroga. Ka dy dimensione, gazetarë shërbëtore të pushtetit dhe gazetarë opozitarë të diskriminuar. Dhe ka një kulturë, qeni i mirë leh aty ku i japin për të ngrënë. Dhe ka një përfundim, gazetari i mirë, është pa punë fare ose i çmendur. Asnjë nuk është me të vërtetën pasi mbetesh pa punë, pa vilë në mal, në fshat a në bregdet dhe pa apartament në qendër të Tiranës. Për më tepër pa makinë luksoze, pa dashnore, pa studio televizive. Dhe për më keq, nuk ke mundësi të çosh fëmijët jashtë me studime pasi fakultetet e Shqipërisë janë mizerje. Dhe vini re një fakt, para pak ditësh u shqyet bythësh për prurjen e turistëve rusë, megjithëse bota përpiqet ta mbaj të fortë frontin e embargos karshi mizorive ruse në Ukrainë, ju ishit kaq vitalë me Edi që u hap dyert turistëve rusë. Arritje e madhe. Sot presidenti i saj ua kërkoi publikisht që midis hapjes dhe fitimeve tuaja të zgjidhni mëshirën e Nënës Terezë. Po kujt ia tha, një hajvani që ka dhjetë vjet në pushtet dhe kërcënon lart e poshtë se po nuk e futën në Europë, do shkoj në Lindje. Megjithatë, ju merruni me Saliun, jo me qeverinë. Se ai bën ligje, ai qeveris, ai ndreq mirëqënien tuaj, ai është qeveriu.