Ish-pedofili shpëton paq nga turma e zemëruar e skocezëve, po të ishte në Poloni do ishte kastruar
Një turmë e zemëruar banorësh lokalë rrethuan dje shtëpinë e një ish-pedofili të dyshuar pas një sinjalizimi nga vullnetarët në Skoci. Dhjetra banorë vendas rrethuan shtëpinë e përfolur në qytezën Moodiesburn, por shpejt policia vërshoi në skenë duke rrethuar shtëpinë më disa automjete para shpalosjes së skenave dramatike. E përditshmja britanike “The Sun” shkruante se një qen policie shihej që lehte teksa makinat që kalonin u binin borive ndërsa turma vazhdonte të ulërinte. Më pas dëshmitarët thanë se një person u pa që hynte në furgonin e policisë. Një prej të pranishmëve tha se “ne jemi një komunitet i bashkuar që mblidhemi shpejt kur është fjala për të mbrojtur fëmijët e njerëzit nga këta njerëz të pistë”. Ndërsa një zëdhënës i policisë skoceze tha: “Oficerët u thirrën në vendngjarje për një trazirë në Cumbernauld Road, Moodiesburn, pasditen e të hënës më 2 Maj 2022. “Nuk u bënë arrestime dhe nuk kishte persona të plagosur, por jemi duke hetuar për dëme të mundshme të shkaktuara”.