Albspirit

Media/News/Publishing

Shtyhet seanca e parë për Gëllçin, mungon gjyqtarja Irena Gjoka

Seanca e parë gjyqësore për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është shtyrë. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka. Kjo e fundit nesër del para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për tu njohur me vendimin pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, gjë që u apelua. Seanca e radhës është caktuar më datë 17 maj.

Gëllçi dhe tre vartësit kanë kërkuar që të gjykohen me gjykim të shkurtuar. Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar me tre anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci. Të gjithë bashkë akuzohen për abuzim me tenderat.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.
Please follow and like us: