Albspirit

Media/News/Publishing

Yuri Kim: Drejtësi nuk vepron me urdhrat e politikanëve

Kërkesat e politikanëve për të hetuar këtë apo atë individ, nuk është standardi që kërkon SHBA dhe BE për Reformën në Drejtësi. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, thotë se kjo Reformë, për të cilën SHBA-ja ka investuar shumë, do të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt dhe kur prokurorët e SPAK do të veprojnë të lirë, e jo se i ka porositur, urdhëruar apo kërcënuar dikush.

“Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja Kim.

Please follow and like us: