Shaban Murati: Shqiptarët i rren kollaj
Është njeri me tre pëllëmbë mjekërr dhe shtatë pëllëmbë spaleta, që del në tribunën qendrore në Tiranë, dhe rren që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në tre shtete.
Mirë shqiptarët e Shqipërisë i rren kollaj, sepse nuk kanë lexuar Kushtetutën e tyre, pa le më të dinë ç’thotë Kushtetuta e Maqedonisë se cila është gjuha zyrtare e atij shteti.
Po të kishin kohë mund të lexonin në faqen e parlamentit të Maqedonisë se Kushtetuta e Maqedonisë thotë: ”Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik”.
Atëherë, shqiptarët e Maqedonisë, që e dinë të vërtetën nga kurrizi i tyre, pse nuk reagojnë dhe ta përgënjeshtrojnë rrenën e nivelit të lartë të Tiranës?
Please follow and like us: