Koncerti premierë i Filarmonisë së Kosovës
Në premierën e koncertit të Filharmonisë së Kosovës me 29 maj do të përformojnë Besa Llugiqi (soprano), Artemida Qarri Haxhiaj (piano) dhe Antoine Marguier (dirigjente).
Përderisa Filharmonia e Kosovës ka njoftuar përmes një shkrimi për koncertin premierë:
Jemi të lumtur të ju njoftojmë se sezoni 2021/22 vazhdon me koncertin premierë të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës më 29 maj 2022. Koncerti organizohet në Qendrën “Bogdani Polis” (Katedralja “Nënë Tereza”) në Prishtinë prej orës 20:00. Për pjesëmarrje rezervimi është i obliguar./express
Please follow and like us: