Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti: Të mendoj

Të mendoj me gjithë mungesat e tua
të shpeshta në ditët e mia, mesazhet
që humbasin në rrugë, me heshtjen
që ditëve ti m’i fal; aty mbytem unë.
Të mendoj shumë, ndonëse ka mijëra
arsye për mos të të dashur, nga jeta
ime për të të larguar, për të t’kthyer
në kujtim të trishtë dhe t’paharruar.
Do të t’marr me vete në ditë me diell
e me shi, kur të gëzoj, do t’gëzohesh
edhe ti, kur të dëshpërohem edhe ti
do të derdhësh lot, kur të lëndohem
të njëjtën vuajtje të dy do të provojmë.
Do të të bëj pjesë të trupit tim, sepse
prej kohësh ke gjetur strehë në shpirt.
Nga libri im i sapobotuar “Humbur mes ngjyrash”, 2022
Irma Kurti: Ti penso
Ti penso, nonostante le tue assenze
frequenti nei miei giorni, messaggi
che smarriscono per strada e il tuo
silenzio; è lì che mi annego sempre.
Ti penso anche se ci sono migliaia
di ragioni per non amarti, dalla mia
vita allontanarti, poi trasformarti in
un ricordo infelice, indimenticabile.
Ti porterò via con me nei giorni di
sole e di pioggia, quando io gioirò,
gioirai anche tu, mi dispererò, oh,
verserai lacrime anche tu, quando
cadrò e mi farò del male, la stessa
disperazione proveremo entrambi.
E ti rifugerò nel mio corpo, nello
spirito da tempo hai trovato posto.
Please follow and like us: