Ç’botë e mrekullueshme, përplot “oportunizma” e mundësi!
Ç’botë e mrekullueshme, përplot “oportunizma” e mundësi!
sguraziu – maj 22 (what a wonderful world #4)
(…mos vallë e paskan shpikur një “formulë algoritmike” dhe për grumbullimin e miliardave!? Diç si grumbullim inteligjent, IAD – Intelligent Automated Donation – ia vura emrin vetë, e shpika dmth., e pagëzova shpikjen e tyre : )
***
Fb ma hidhte këtë “kartolinën” sa andej sa këndej, donte që patjetër ta shihja. Donte të sigurohesha se Fb s’ka harruar ditëlindjen time, se dhe ca ditë duhet blerë torten, s’ka xingla-mingla. Mirëpo meqë ende s’ka ardhë dita, akoma herët për festën, Fb pa pikë turpi e “lidhte” reklamën e vet (aty, gjoja në kartolinën time). Thoshte se njerëzit i paskan grumbulluar 5.7 miliardë € (kujdes: jo milionë… miliardë), pasi për gjithçka rreth mbledhjes së parave qenka kujdesur Fb.
Sipas tekstit e gjitha ç’duhet të bëj: ta nis një kampanjë. I vetmi kusht: duhet ta ujdis një kauzë që ia vlen. Sepse kuptohet, as lëmosha as donacionet nuk kërkohen për t’ikur në Palma de Mallorca. Pra kërkohet nga unë që t’ia nis, më thjeshtë se kaq s’ka si. Pastaj për të tjerat s’paskam pse mërzitem, fondi u rritka “automatikisht”, donacionet s’paskan të ndalur…
Hm, teknologjia vërtet me hapa gjigantë. Mos vallë e paskan shpikur një “formulë algoritmike” dhe për grumbullimin e miliardave!? Diç si grumbullim “inteligjent”, IAD – Intelligent Automated Donation – ia vura emrin vetë, e shpika dmth., e pagëzova shpikjen e tyre : )
Pasi vetë AI u kujdeska që fondet t’mos ngelen të varfëra. Dhe, siç e dimë AI është gjithkush dhe askush, është i gjithë Interneti ama s’mund ta “lavdërosh” a ta “akuzosh”… asnjë hiçkush. Vetë AI kujdeset që “lotto-distribuimi” i donacioneve automatikisht ta ruajë ekuilibrin ekonomik. Ngjashëm siç kujdeset për skemat e kripto-valutave. Resurset sapo e arritën vlerën “astronomike”, sapo iu dhuruan një varfanjaku tjetër (AI-dislocation), secili duhet t’jetë i lumtur 2-3 ditë.
Dhe s’ke si “dyshon” gjë, të gjitha fajet i ngelin pafatësisë, as vetë Fortuna e romakëve (dmth. perëndesha e pasurisë) s’i di hujet e “kripto-lotarisë”. Pa le që miliardat dhe vetëm si “numra” janë marramendës, e trullosin gjithkend. Asnjë kokë gjeniale fillikat me mençurinë e vet s’mund t’jetë më e mençur se AI. Është proces “algoritmik, është kripto-riciklim. Resurset rishtas alokohen në trezorin qendror” të Zucko-Mark, të Elon Musk, të Bezos etj., këso multi-varfanjakësh : )
E gjithë bota mbarë e di që AI (ose Fb, ose Alibaba, ose Google, ose… quaji si të duash) kujdeset për vërtitjen e miliarda reklamave, për shkeljen e privatësisë së miliarda përdoruesve, për shitjen e të dhënave oportunistëve, për skandalet a la Cambridge Analytica, për “fake news”, për influencimin e zgjedhjeve, për rrezikimin e demokracisë, për grumbullimin e miliardave të Zucko-Markut…
Andaj s’kuptoj pse për ca gjera tjera, si rrjedhojë, si pasoja, si “kauzalitete”, bota akoma shtiren sikur s’ditkan gjë, ehuu se mos na qenka sekret që shefi i Fb ashtu qe pasuruar për nja 80 miliardë etj etj. Shkurt, mrekullia vetë, what a wonderful world : )