Mjeda, Fishta, Gurakuqi e të tjerë kundër Anton Ashikut në Lidhjen e Kombeve
Deputetë katolikë në parlamentin shqiptar: At Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Patuk Saraçi, Kol Thaçi, Shuk Gurakuqi.
Tiranë, 9 tetor 1921.
“Ne, përfaqësuesit e popullsisë katolike shqiptare në parlamentin kombëtar, duke mësuar që njëfarë Anton Ashiku do të ketë bërë përçapje në Lidhjen e Kombeve, në cilësinë e delegatit të Mirditës, nxitojmë të paralajmërojmë Asamblenë e Lartë kundër manovrave të këtij individi që nuk përfaqëson veçse veten e tij, me tepri, njihet gjërësisht si agjent i propagandës jugosllave dhe si i tillë është nxjerrë që prej vitit të kaluar jashtë territorit kombëtar dhe urdhërit françeskan. Shtojmë akoma se popullsia katolike shqiptare nuk ka ushqyer as shprehur kurrë dëshira autonomie, por në të kundërt ajo
është e vendosur të mbrojë deri në fund integritetin, unitetin dhe pavarësinë e atdheut të përbashkët”.
Deputetë katolikë në parlamentin shqiptar:
At Ndre Mjeda, At Fishta, Luigj Gurakuqi, Patuk SaraÇi, Kol ThaÇi, Shuk Gurakuqi.
Nga libri “Shqipëria në 1921” të Justin Godart
Please follow and like us: