STUDENTI NGA KOLEGJI AAB PËRFUNDON SEMESTRIN VEROR NË UNIVERSITETIN LODZ TË POLONISË, NË KUADËR TË ERASMUS+
Ron Ukaj, student nga Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, ka përfunduar me sukses semestrin veror në Universitetin e Lodz në Poloni, në kuadër të Erasmus+.
Ai e cilësoi si eksperiencë të paharrueshme derisa tha se pati mundësinë të krijoj njohje të reja dhe për këtë e falënderoi Kolegjin AAB.
‘’Kam njohur studentë nga gjithë bota falë mundësisë së dhënë nga Kolegji AAB, e që jam shumë falenderues. Patëm rastin të përfaqësojmë Kosovën, të shpalosim të mirat rreth kulturës, historisë e bukurive që ka’’, tha Ron Ukaj.
Kolegji AAB në kuadër të programit Erasmus+, vazhdimisht shkëmben studentë në universitetet më prestigjioze, kështu duke iu dhënë mundësinë të krijojnë përvoja të cilat më vonë do të ndihmojnë në ndërtimin e suksesshëm të karrierës së tyre.