Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfehet autori grek që vrau biznesmenin shqiptar: I kisha 75 mijë euro borxh, e mbyta me litar, e zhvesha dhe e hodha në rrugë

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli, në ishullin e Rodosit në Greqi. Sipas “Dimokratiki.gr”, hotelieri 53-vjeçar, i cili i mori jetën Topallit ka rrëfyer përplasjet që ka patur me babain e 3 fëmijëve, i cili ishte i angazhuar në sektorin e ndërtimit. “53-vjeçari është takuar me kontraktorin për herë të parë në vitin 2014, kur ata nisën një partneritet. Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të vrasësit të tij, por pas punimeve pronari i hotelit që i mori jetën, i ngeli biznesmenit shqiptar një borxh prej rreth 75 mijë euro”, shkruan media greke. Siç pretendon autori, të dielën mbrëma, kontraktori 46 vjeçar ka shkuar në hotel nën efektin e alkoolit dhe ka filluar të abuzojë me të dhe më pas ka sulmuar djalin e tij. Sipas autorit të ngjarjes, ai ka dalë për të mbrojtur djalin e tij nga goditjet e kontraktorit dhe ka nisur sherri mes tyre, duke kapur një litar të cilin ia ka mbledhur dhe më pas shtrënguar viktimës rreth qafës për ta ndaluar dhe e ka hedhur poshtë. Sipas medias greke, më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin e kanë çuar në rrugën e shkretë ku është gjetur nga policia.

Please follow and like us: