Pro-rektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB, pjesë e konferencës “I love Balkan”
Prof. ass. dr. Venera Llunji njëherazi edhe pro-rektore për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim, në Kolegjin AAB, ka marrë pjesë në konferencën “I love Balkan”. Qëllimi i konferencës ishte debati dhe diskutimi lidhur me gratë liderë në ndërmarrësi dhe shoqëri civile, ku të ftuara ishin pjesëmarrëset nga vendet e Ballkanit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbia.
Profesore Venera Llunji foli si paneliste për rolin që ka në Kolegjin AAB, një nga institucionet më të suksessshme të arsimit në vend dhe jo vetëm. Ajo tregoi për barazinë gjinore në Kolegjin AAB, ku deri 50% e pozitave udhëheqëse dhe menaxhuese u takojnë grave. Tutje Llunji shtoi se kjo përkrahje që gëzojnë gratë në Kolegjin AAB, duhet të merret shembull nga të gjitha institucionet në Kosovë.
Kjo konferencë u organizua nga Balkan Women Association, WBF Western Balkans, UN Women Kosovo dhe NGO Lady-CC4 Women e udhëhequr nga Sanija Murati, drejtoreshë e Balkan Women Association.