Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Krim i pafajshëm

Dashuri juristeje

U bë kohë që je nën përcjelljen time,
nën masat e vëzhgimit të fshehtë
Përtej çdo dyshimi të bazuar,
botërisht mundem të të ngriti aktakuzën nën cilësimin ‘Dashuria’
Nëse nga askush tjetër, nga Zoti do të pranohet kjo parashtresë
Pastaj gjatë shyrtimeve do procedoj
faktet e botës të të burgos përjetësisht në zemrën time
Fjala ime përfundimtare do të jesh TI
Dhe besom
Ankesa jote do të has në vesh të shurdhër
Bënë mirë t‘a pranosh se jemi bashkëfajtorë n‘këtë „krim të pafajshëm“
Do ta vuajmë s‘bashku cdo pasojë,
Dhe pa nërmjetësimin e askujt, do jetojmë sikur të ishim të lirë.
Please follow and like us: