Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Dita që agoi në mua

Humbur në mjegullën e dendur të ditës së hershme që agoi në mua
një fije e diellit mëngjesor më mban zemrën e ndritur
Dita e tretë e dënimit
Sot do kaloj n‘vuajtje normale
Dhe rrezet e diellit ndoshta kam mundësi t‘i shoh duke puthur qiellin
Ëndërroj për pak vitaminë D dhe
një çaj të ngrohtë
Nuk do prish më rendin e krijuar nga njerëz idiotë
Në atë qeli të zymtë e të errët
Shpresën për ditën e re
E ke vetëm tek fija e vogël e diellit
Që vjen
nga dritarja kubike me perimetër
20 x 20 centimetra.
Please follow and like us: