Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Sytë që më prangosën shpirtin

Ne qelinë djathtas hyrjes kryesore
numër 5
në pavionin B
Burgu i krimeve të shenjta
shtrirë në shtratin që s‘dallon nga varri
thelluar mendimeve nuk dëgjoj
gërhitjen e shokut t’shtrir posht meje.
Lartë tavani i pluhurosur dhe zonja
merimangë
Jam si ai rrjet që ajo ka krijuar
me mjeshtrinë e saj.
Mundohem t‘gjej fijën ku fillon e mbaron ngatërresa,
por më kot…
N‘çast më shfaqet ajo,
fytyra saj e bardhë.
Flokët e arta, sytë e thellë,
buzët e tulta dhe hunda asimetrike
Ahhh…
…dhe sytë e blertë
Sytë që më prangosën shpirtin.
Please follow and like us: