Edona Reshitaj, koncert për mbështetjen e grave me kancer të gjirit

13 tetor 2022/ e enjte
Sheshi Zahir Pajaziti
17:00h – 22:00h
#Repost @cicat.ngo with @use.repost
Edona Reshitaj e do muzikën dhe ne e duam muzikën dhe mbështetjen e saj!
Kjo veprimtari përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Kush është Edona Reshitaj?
Edona Reshitaj është aktore dhe këngëtare e njohur. Punon si aktore ne Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Para disa kohësh ka qenë në Bogota te Columbisë me shfaqjen muzikore “Rock”N’Roll”. Publiku i gjerë e njeh nga shfaqja “Portokalli” në rolin e Sarandës, një vajzë që imitonte këngetare të ndryshme. Krahas aktrimit, së bashku me bandën e saj muzikore luajnë muzikë nëpër mjaft evenimente. Në repertorin e saj përfshihen këngë të vjetra shqipe, angleze dhe franceze të arranzhuara në formë eksperimentale. Edona luan edhe në një shfaqje televizive (telenove) shqiptare “Stinë dashurie”, në rolin e Blertës. Në Maj 2012, Edona Reshitaj mori pjesë në Top Fest 9 me këngën e saj të parë “Asgjë nuk ndryshojmë”, ku ajo është edhe autorja e tekstit.