Albspirit

Media/News/Publishing

Shpirti i natës… sonet nga E. Kaceli

 

Në natën errët, të zezë sterrë

Një jaht me velë të bardhë

noton në liqenin e terrtë, natë

len pas një dritë të gjatë…

 

Në natën errët, të zezë, sterrë

një jaht – shpirt njeriut, velë

një shpirt i bardhë noton në terr

e dritë n’horizont hiç s’po duket…

 

Noton një barkë, me një velë të bardhë

në varkë, një frymë njeriu hap sytë

në mundimin bosh, të rrejshëm për dritë…

 

Liqeni sterrë i zi, i terrtë, natë

nata sterrë e zezë, e zezë, e gjatë

Drita, drita, drita përherë e ma larg!

 

Gusht 2022, liqeni Garda, Itali.

Please follow and like us: