Albspirit

Media/News/Publishing

Faqet e qeverisë kosovare, ndoshta nën kontrollin e hakerave

Faqet e qeverisë kosovare, ndoshta nën kontrollin e hakerave
(s. guraziu – ap, n 22)

…duke kërkuar diç që më duhej rreth temës “Ambasadore Nderi e R. së Kosovës”, natyrisht udha do më çonte kah faqja e Presidentes Osmani (më duheshin “Aktet Presidenciale…”) por NUK i gjeta infot që më duheshin (meqë ra fjala, realisht është për keqardhje, faqet zyrtare të “ksgov” janë tmerrësisht keq, të jopërditësuara ndoshta me vite ) – sidoqoftë, me sa kuptova unë puna mund t’jetë akoma më keq sesa aktualizimi i tyre – faqet zyrtare të “ksgov” ndoshta dhe mund t’jenë nën “kontrollin” e hakerave (turq… mbase ?), pse më shkoi mendja kështu? Sepse lidhjet (links) në faqen zyrtare të  Znj. Presidente [ https://president-ksgov.net/sq/ ] që do duhej të “lidheshin” me Twitter-in e saj, nuk “lidheshin”, shtireshin pa “lidhje” – në dukje po, por sakaq kërcenin tek faqja e “Nargile Meclisi” (shih grafikën ngjitur). Detaj i vogël ky, por nuk është, brenda mund t’jetë një “ajsberg” i tërë i pasigurisë. Padyshim mund t’ketë dhe tjera detaje për të dyshuar, unë s’u mora me “investigime” tutje, qëkur s’jam as ekspert i “sigurisë kibernetike”, madje nuk di as kujt duhet t’i drejtohesha për këtë parregullsi në faqet e qeverisë së Kosovës, por thjesht po jua nis juve…

Please follow and like us: