Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Muza e së dielës sime

Hana ishte ulur skaj detit e luanin pingpong
me të, lart poshtë-poshtë lartë
Unë luaja e qeshja mërzitshëm me shkëlqimin
e saj, derisa hëna ra në det.
Ajo lundronte me valët e detit Mesdhe dhe bashkë përqeshnin trishtimin tim.
Buzë detit me duart që m’dridheshin, gjuajta 365 guralecë, në ujin që vezullonte
mesnatës tek ti kërkoja ngushëllim, mendimeve më vije si një fëmijë kur e qorton për sherrin e bërë dhe ai me forcën e syve të njomë të thotë: ma…
I dashuruar mbi veshë, s’dëgjoj asgjë
tjetër përveç aromës tënde, fundosur në mjegullnajën që vetë krijova,
kalimthi përshkrova momentet abstrakte.
Të pashë thellë shpirtit tim e të dëgjova qetësisht, me dy veshë, kur më the: Të dua!
Ndriçimi i së dielës së shenjtë s’i takon më Marisë së virgjër, tani m‘takon mua.
Please follow and like us: