Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Hajdari: Partia Demokratike sot mbush 32 vjet nga themelimi i saj!

 
Partia Demokratike sot mbush 32 vjet nga themelimi i saj!
Lindi si Partia e shpresës, e lirisë dhe e demokracisë sajë sakrificës dhe guximit të lëvizjes studentore dhe në 32 vjet ia doli të kryejë reforma të rëndësishme për vendin, duke e anëtarësuar në NATO, liberalizuar vizat, hapur proceset integruese, përmirësuar rrënjësisht infrastrukturën e vendit, etj.
Shqiptarët kanë jetuar më mirë kur ka qeverisur PD dhe ky është fakt, përtej gabimeve dhe sfidave të qeverisjes.
Sot, në 32 vjetorin e saj, PD përballet sërish me të njëjtin mision si para 32 vitesh.
Vendi ndodhet sërish në autokraci dhe demokracia është jo funksionale.
Ndaj sot, në 32 vjetorin e saj, i uroj sa më shumë forcë, guxim dhe energji të gjithë anëtarëve të PD dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në përpjekjen për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë për fëmijët tanë, ku mbizotëron e drejta dhe liria e ku njerëzit jetojnë me dinjitet.
Urime PD!
Please follow and like us: